Prokuroria e Shtetit: 53 aktakuza ndaj 65 personave në 24 orët e fundit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore në vend kanë ngritur 53 aktakuza kundër 65 personave për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorëve të shtetit, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar për 48 orë gjithsej 24 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale,…

Lajme

04/08/2026 09:42

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore në vend kanë ngritur 53 aktakuza kundër 65 personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorëve të shtetit, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar për 48 orë gjithsej 24 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, raporton lajmi.net

Po ashtu, prokurorët kanë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar.

Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me natyrën e veprave penale për të cilat janë ngritur aktakuzat apo janë ndaluar të dyshuarit./Lajmi.net/