Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar për gjendjen e personave të lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës 19:10 në Repartin e Emergjencës janë pranuar gjithsej 10 persona për ekzaminim dhe trajtim mjekësor. Pas vlerësimit fillestar, dy pacientë janë transferuar në…

Lajme

03/08/2026 21:55

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar për gjendjen e personave të lënduar në aksidentin e trafikut që ndodhi në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor.

Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës 19:10 në Repartin e Emergjencës janë pranuar gjithsej 10 persona për ekzaminim dhe trajtim mjekësor.

Pas vlerësimit fillestar, dy pacientë janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë, ndërsa pesë të tjerë janë pranuar në Repartin e Ortopedisë.

Një pacient është pranuar në Repartin e Kirurgjisë, një paciente shtatzënë është trajtuar në Repartin e Gjinekologjisë, ndërsa një person është liruar për vazhdim të trajtimit në shtëpi.

Spitali ka bërë të ditur se të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë menaxhuar në përputhje me protokollet në fuqi. /Lajmi.net/