Nesër varroset i riu nga Suhareka që vdiq tragjikisht në aksident

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se i riu vdiq më 30 korrik si pasojë e aksidentit. Familja Guri ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do…

Lajme

03/08/2026 20:24

Një aksident i rëndë në komunikacion i ka marrë jetën të riut nga fshati Gelancë, Fatijon Gurit.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë njoftuar se i riu vdiq më 30 korrik si pasojë e aksidentit.

Familja Guri ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 4 gusht 2026, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gelancë.