Aksident tragjik në Ksamil: Humb jetën i riu, drejtues i një furgoni

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”. Top Channel raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil. Forca të shumta policie janë në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe…

Lajme

03/08/2026 20:00

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Top Channel raporton se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën rrugës për në spital drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli rreth 20 vjeç, banues në Ksamil.

Forca të shumta policie janë në vendin e ngjarjes për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit.