lajmi.net

Komuna e Kaçanikut rrit kapacitetet e furnizimit me ujë

Komuna e Kaçanikut ka bërë të ditur se ka përfunduar përgatitjet për vënien në funksion të dy pompave të reja, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijshëm në rast nevoje. Kryetari i Komunës, së bashku me stafin komunal, ka vizituar punimet që po realizohen në kuadër të kontratës “Ndërtimi i…

Lajme

03/08/2026 18:00

Komuna e Kaçanikut ka bërë të ditur se ka përfunduar përgatitjet për vënien në funksion të dy pompave të reja, të cilat synojnë rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë të pijshëm në rast nevoje.

Kryetari i Komunës, së bashku me stafin komunal, ka vizituar punimet që po realizohen në kuadër të kontratës “Ndërtimi i rezervuarëve në Dushkajë dhe Stacionit të Pompimit në Provoli”.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Arian Teneqja, projekti financohet nga buxheti komunal dhe është pjesë e investimeve të Komunës së Kaçanikut për rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët.

Në kuadër të këtij projekti janë montuar dy pompa me sistemin përkatës pranë pusit të ish-Fabrikës së Gëlqeres. Sipas komunës, pajisjet tashmë janë të gatshme për shfrytëzim.

Komuna ka njoftuar se KRU “Bifurkacioni” është informuar për përfundimin e këtij investimi dhe se asetet janë të gatshme për përdorim. Në rast të mungesës së ujit ose nevojës për shtim të kapaciteteve, pompat pritet të vihen në funksion për të mbështetur furnizimin me ujë të pijshëm.