Temperaturat ekstreme, nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve të rënda në autostrada

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën, më 4 gusht 2026, do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës. Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara…

Lajme

03/08/2026 17:25

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të martën, më 4 gusht 2026, do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës.

Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Ministria bën të ditur se qarkullimi në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse do të zhvillohet pa kufizime.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe institucionet shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet dhe të planifikojnë lëvizjen në përputhje me orarin e përcaktuar. /Lajmi.net/