​17-vjeçari ferizajas gjen dhe i dorëzon në polici rreth 2 mijë e pesëqind euro dhe 270 franga

Një 17-vjeçar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me rreth dy mijë e pesëqind euro, qindra franga zvicerane dhe dokumente personale, të cilat i ka dorëzuar në polici, të dielën pak para mesnatës. Sipas forcave të rendit, i riu A. Nuha nga fshati Bablak ka deklaruar se ato I gjeti në fshatin Lloshkobare, afër pikës…

Lajme

03/08/2026 16:17

Një 17-vjeçar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me rreth dy mijë e pesëqind euro, qindra franga zvicerane dhe dokumente personale, të cilat i ka dorëzuar në polici, të dielën pak para mesnatës.

Sipas forcave të rendit, i riu A. Nuha nga fshati Bablak ka deklaruar se ato I gjeti në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.

Pas verifikimeve, policia ka identifikoi pronarin e portofolit, K.S., 40 vjeç, nga Gjakova.

Atij iu kthyen 2 mijë e 435 euro, 270 franga zvicerane, si dhe dokumentet personale.

Policia ka dhënë se lidhur me rastin është përpiluar shënim zyrtar ndërsa drejtoria rajonale e kësaj force për Ferizaj e vlerësoi veprimin e të riut, duke theksuar se ai tregoi ndershmëri dhe përgjegjësi, si shembull i qytetarisë së mirë.