Parregullësi tek montimi i viçit, Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Ferizaj, ka konstatuar parregullësi tek montimi i vinçit, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës. Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve ne kete deri në eliminimin e…

Lajme

03/08/2026 16:05

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Ferizaj, ka konstatuar parregullësi tek montimi i vinçit, duke paraqitur rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve ne kete deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: