Ftesa që Kurti ua dërgoi liderëve partiak të PDK, LDK dhe AAK- Vendos disa orare si mundës takimi

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar sot për në takim kryetarët e partive politik enë vend, PDK, LDK dhe AAK. Ftesa tanimë e dërguar nga Kurti është konfirmuar edhe nga radhët e PDK-së si dhe nga Aleanca, transmeton lajmi.net. Ndryshe nga LDK-ja që prisnin që ftesa t’u dërgohet vetëm atyre,…

Lajme

03/08/2026 15:35

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar sot për në takim kryetarët e partive politik enë vend, PDK, LDK dhe AAK.

Ftesa tanimë e dërguar nga Kurti është konfirmuar edhe nga radhët e PDK-së si dhe nga Aleanca, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga LDK-ja që prisnin që ftesa t’u dërgohet vetëm atyre, Kurti i ftoi në takim edhe Bedri Hamzën nga PDK dhe Ardian Gjinin nga Aleanca.

Kësisoj kjo ftesë vie tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës./Lajmi.net/