Vuçiq, Vulin dhe Dodik festojnë me këngë nacionaliste derisa në Kosovë vazhdojnë gërmimet për varreza masive
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me Aleksandar Vulin, dhe kryetar i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik kanë festuar këtë fundjavë me këngë nacionaliste. Së paku kështu tregon një një video e publikuar në rrjtete sociale, teksa dëgjohet përmbajtje që lidhet me narrativën e të ashtuquajturës “botë serbe”. Kënga e interpretuar përmban…
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së bashku me Aleksandar Vulin, dhe kryetar i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik kanë festuar këtë fundjavë me këngë nacionaliste. Së paku kështu tregon një një video e publikuar në rrjtete sociale, teksa dëgjohet përmbajtje që lidhet me narrativën e të ashtuquajturës “botë serbe”.
Kënga e interpretuar përmban vargje që flasin për bashkimin e serbëve përtej kufijve ekzistues dhe heqjen e kufijve mes tyre.
Teksti i këngës, i përkthyer në shqip, thotë: “Do t’ia ruajmë shpinën njëri-tjetrit, Mes nesh nuk duhet të ketë kufij, Një popull, një shpirt, dëgjohet e njëjta lutje, Me tre gishtat nis gjithçka për ne…”.
Serbia së fundmi ka shtuar fushatën e saj kundër Kosovës me narrativat deziformues e propaganduese, gjë që erdhi pikërisht në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë identifikuar lokacione të dyshuara për varreza masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë të komunës së Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se lidhen me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Gërmimet në këto lokacione kanë vazhduar prej ditësh, ndërsa institucionet e Kosovës dhe ekipet hetimore po punojnë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe identifikimin e mbetjeve të gjetura.
Çështja e të pagjeturve dhe krimeve të luftës vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht zhvillimeve në terren, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me gjetjen e mbetjeve mortore në Zubin Potok, as për procesin e gërmimeve dhe identifikimit të tyre dhe nuk ka adresuar çështjen e përgjegjësisë për krimet e luftës.
Ndërkaq në Kosovë vazhdon të kërkohet që Serbia të hapë arkivat dhe të ofrojë informacion për vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, ndërsa zbulimi i çdo lokacioni të ri konsiderohet një hap drejt zbardhjes së fatit të viktimave dhe vënies së drejtësisë.