Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Deçan, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Hereq në rrugën Gjakovë-Deçan. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një person është lënduar, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 12:10 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan,…

Lajme

03/08/2026 12:52

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Hereq në rrugën Gjakovë-Deçan.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një person është lënduar, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:10 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Elezaj.