Tentoi t’i grabis e më pas i gjuajti me armë drejt veturës, i dyshuari ende nuk është identifikuar – Prokuroria jep detaje
Tre burra kanë njoftuar Policinë se derisa po lëviznin me veturë në Rahovec kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Ata kanë dal ta largojnë pengesën ndërsa një person i maskuar, i armatosur me armë të gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe ka kërkuar para. Viktimat kanë hyrë në veturë ndërsa pasi kanë…
Lajme
Tre burra kanë njoftuar Policinë se derisa po lëviznin me veturë në Rahovec kanë vërejtur një pengesë në rrugë.
Ata kanë dal ta largojnë pengesën ndërsa një person i maskuar, i armatosur me armë të gjatë iu është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe ka kërkuar para.
Viktimat kanë hyrë në veturë ndërsa pasi kanë filluar lëvizjen, i dyshuari ka shtënë me armë dhe ka qëlluar rrotën e pasme.
Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.
“Rahovec / 02.08.2026 – 19:10. Tre meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë duke lëvizur me veturë kanë vërejtur një pengesë në rrugë. Pasi kanë dalë nga vetura për ta larguar pengesën një person i maskuar, i armatosur me armë të gjatë ju është drejtuar viktimave duke i kërcënuar dhe ka kërkuar para. Viktimat kanë refuzuar dhe kanë hyrë në veturë dhe pasi kanë filluar lëvizjen, në drejtim të veturës së tyre i dyshuari ka shtënë me armë ku e ka qëlluar veturën (rrotën e pasme). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe në konsultim me prokurorin është inicuar rasti”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari për këtë rast, ende nuk është identifikuar nga Policia.
Detaje për rastin ka dhënë Prokuroria Themelore në Gjakovë përmes një përgjigjje për lajmi.net.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se jemi njoftuar nga Policia e Kosovës dhe është inicuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë” sipas KPRK-së. Prokurori i Shtetit, ka autorizuar hetuesit policor që të ndërmerren gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbulimit dhe identifikimit të kryesit/ve, të veprës penale në fjalë dhe zbardhjes së plotë të rastit”, ka thënë Prokuroria në Gjakovë. /Lajmi.net/