Dy persona rrahin një tjetër në Lipjan, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Një rast i rrahjes ka ndodhur dje në mbrëmje në Lipjan. Dy persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Lipjan / 02.08.2026 – 19:47. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy…

Lajme

03/08/2026 09:28

Një rast i rrahjes ka ndodhur dje në mbrëmje në Lipjan.

Dy persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 02.08.2026 – 19:47. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar njëri prej të dyshuarve dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/