Zjarr në një banesë në Aktash të Prishtinës, ende nuk dihet për të lënduar

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një banesë në katin e epërm të një objekti në lagjen Aktash në Prishtinë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk është bërë…

Lajme

02/08/2026 20:56

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së dielës një banesë në katin e epërm të një objekti në lagjen Aktash në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa për momentin nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Nuk ka ende informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa nuk është bërë e ditur as vlera e dëmeve materiale.

Pritet që institucionet kompetente të japin detaje të tjera për rastin dhe rrethanat e zjarrit.