Rama: Pesë vjet më parë u përpoqën ta bllokonin Sunny Hillin, sot po e quajnë sukses
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar kundërshtarët politikë për, sipas tij, ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill. Rama ka thënë se pesë vjet më parë janë bërë përpjekje të shumta për të penguar organizimin e festivalit në Prishtinë, ndërsa ai vetë ishte etiketuar dhe sulmuar…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar kundërshtarët politikë për, sipas tij, ndryshim të qëndrimit ndaj festivalit Sunny Hill.
Rama ka thënë se pesë vjet më parë janë bërë përpjekje të shumta për të penguar organizimin e festivalit në Prishtinë, ndërsa ai vetë ishte etiketuar dhe sulmuar politikisht.
“Pesë vjet më parë përdorën çdo mjet për ta bllokuar Sunny Hillin. Më quajtën ‘hajn’, shpifën dhe sulmuan vetëm që ky festival të mos mbahej në Prishtinë”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, ata që dikur e kundërshtonin organizimin e festivalit, sot po përpiqen ta paraqesin atë si sukses të tyre.
Rama theksoi se Sunny Hill është një ngjarje që promovon Prishtinën dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke shtuar se projekte të tilla duhet të mbështeten dhe jo të pengohen për arsye politike. /Lajmi.net/