Osmani: Dua Lipa bëri njerëzit të dashurohen me Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lavdëruar festivalin “Sunny Hill” duke thënë se ky event po i bën njerëzit të dashurohen me Kosovën. Përmes një postimi në “X” Osmani ka shkruar se artisja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka vendosur Kosovën në hartën e botës. “Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të…

Lajme

02/08/2026 15:01

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lavdëruar festivalin “Sunny Hill” duke thënë se ky event po i bën njerëzit të dashurohen me Kosovën.

Përmes një postimi në “X” Osmani ka shkruar se artisja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e ka vendosur Kosovën në hartën e botës.

“Disa njerëz e vendosin Kosovën në hartë. Të tjerë e bëjnë botën të dashurohet me të. Dua Lipa i ka bërë të dyja”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani tha se Dua Lipa përmes festivalit “Sunny Hill” ka sjellur në Prishtinë shumë njerëz nga e gjithë bota, teksa falendëroi artisten për punën e saj ndër vite.

“Përmes Sunny Hill, ajo ka sjellë njerëz nga e gjithë bota në Prishtina dhe i ka dhënë vendit tonë një skenë të pashoqe. Përmes muzikës, zërit të saj dhe dashurisë së palëkundur për atdheun e saj, ajo ia përcjell shpirtin e Kosovës miliona njerëzve në të gjithë globin.Për çdo të ri që e sheh vendin e tij të festohet në skenën botërore, për çdo vizitor që e zbulon Kosovën përmes Festivalit Sunny Hill dhe për një komb të tërë që ndihet shumë më krenar për origjinën e tij: FALEMINDERIT, Dua”, shkroi ajo.

Postimi i plotë: