Shtetasja gjermane sulmohet nga partneri me të cilin bashkëjetonte në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Një shtetase e Gjermanisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në Gjakovë nga personi me të cilin bashkëjetonte, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00. “Është raportuar se viktima femër shtetase e Gjermanisë, është sulmuar fizikisht…
Lajme
Një shtetase e Gjermanisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht në Gjakovë nga personi me të cilin bashkëjetonte, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar nga Policia.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 01:00.
“Është raportuar se viktima femër shtetase e Gjermanisë, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar”, thuhet në raport.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.
Njësitë policore janë duke vazhduar hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. /Lajmi.net/