Një shtetase e Gjermanisë është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi rezultonte në kërkim policor për veprën penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me një ngjarje të regjistruar më 23 shkurt 2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është kryer më 1 gusht 2026.
“Me 01.08.2026 është ndaluar e kërkuara femër shtetas e Gjermanisë, e cila ishte në kërkim policor lidhur me rastin ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’. E dyshuara është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/