Përfundon me sukses operacioni në zonën e Jezercit, lokalizohen dhe shpëtohen dy motoristët e humbur

Dy motoristët që ishin raportuar të humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, i cili ka bërë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre nga…

Lajme

02/08/2026 09:07

Dy motoristët që ishin raportuar të humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, i cili ka bërë të mundur lokalizimin dhe evakuimin e tyre nga terreni.

“Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim realizoi tërheqjen e tyre nga terreni. Jemi të lumtur që ky aksion u përmbyll me sukses dhe që të dy motoristët janë tashmë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Shoqata nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me rrethanat në të cilat motoristët kishin humbur apo gjendjen e tyre shëndetësore, por ka konfirmuar se operacioni ka përfunduar me sukses. /Lajmi.net/