Sulm me thikë në Fushë Kosovë, i dyshuari identifikohet dhe arrestohet – viktima jashtë rrezikut për jetë
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë ndaj një qytetari. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar…
Lajme
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pas një sulmi me thikë ndaj një qytetari.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Pas hetimeve lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia bën të ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/