Vapa nuk largohet, të dielën temperatura deri në 36 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se edhe nesër do jetë mot ‘’shumë i nxehtë’’. Në njoftimin e IHMK-së, bëhet e ditur se temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë celsius. ‘’E diel (02.08.2026) Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të…

Lajme

01/08/2026 23:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se edhe nesër do jetë mot ‘’shumë i nxehtë’’.

Në njoftimin e IHMK-së, bëhet e ditur se temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

‘’E diel (02.08.2026)

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi’’, thuhet në postimin e IHMK-së.