Komuna e Prishtinës lejon përkohësisht operimin e parkingjeve private për 30 ditë
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se është marrë vendim që të lejohet përkohësisht operimi i parkingjeve private për një periudhë prej 30 ditësh. Sipas tij, vendimi synon të sigurojë funksionimin normal të Kryeqytetit, duke u dhënë mundësi parkingjeve private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit të…
Lajme
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se është marrë vendim që të lejohet përkohësisht operimi i parkingjeve private për një periudhë prej 30 ditësh.
Sipas tij, vendimi synon të sigurojë funksionimin normal të Kryeqytetit, duke u dhënë mundësi parkingjeve private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit të vazhdojnë aktivitetin deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisje me leje, transmeton lajmi.net.

“Prishtina ka nevojë për zgjidhje që garantojnë funksionim, jo bllokim. Për këtë arsye kemi marrë vendim që të lejojmë përkohësisht, për 30 ditë, operimin e parkingjeve private që plotësojnë kushtet e sigurisë dhe të qarkullimit, deri në përfundimin e procedurave administrative për pajisje me leje”, ka shkruar Retkoceri.
Ai ka theksuar se ky vendim synon të balancojë interesin publik me zbatimin e ligjit.
“Interesi publik, funksionimi normal i Kryeqytetit dhe zbatimi i Ligjit ecin paralelisht. Kjo është pikërisht ajo që garanton ky vendim”, është shprehur drejtori i Shërbimeve Publike./lajmi.net/