Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas ministrisë, masa do të zbatohet për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të dielën do të hyjnë në fuqi kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas ministrisë, masa do të zbatohet për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë ose të tejkalojnë 32 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30 dhe do të vlejë vetëm për autoudhët.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.
Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe institucionet shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar./lajmi.net/