Dogana e Kosovës sekuestron 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka ndaluar futjen e një sasie mallrash të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Gjatë kontrollit rutinor, zyrtarët doganorë ndaluan një automjet për inspektim. Fillimisht, udhëtari deklaroi se nuk kishte asnjë mall për ta paraqitur pranë autoriteteve doganore. Megjithatë, kontrolli fizik i automjetit zbuloi 157…
Lajme
Dogana e Kosovës ka ndaluar futjen e një sasie mallrash të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Gjatë kontrollit rutinor, zyrtarët doganorë ndaluan një automjet për inspektim. Fillimisht, udhëtari deklaroi se nuk kishte asnjë mall për ta paraqitur pranë autoriteteve doganore. Megjithatë, kontrolli fizik i automjetit zbuloi 157 palë atlete që nuk ishin deklaruar, transmeton lajmi.net.
Sipas Doganës, personi nuk posedonte faturë apo dokumente të tjera përcjellëse që do të vërtetonin origjinën dhe vlerën e mallit.
Autoritetet rikujtuan se, bazuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, çdo mall që hyn në territorin doganor duhet të deklarohet dhe të shoqërohet me dokumentacionin përkatës kur kjo kërkohet. Mosrespektimi i këtyre detyrimeve përbën shkelje të legjislacionit dhe sjell pasoja ligjore.
Mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti është dërguar në procedurë për veprimet e mëtejshme sipas ligjit.
Dogana ka ritheksuar se do të vazhdojë kontrollet për të luftuar kontrabandën, për të mbrojtur interesat fiskale të shtetit dhe për të siguruar konkurrencë të drejtë për bizneset që respektojnë ligjin. Në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që të deklarojnë mallrat dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm gjatë hyrjes ose daljes nga territori doganor i Kosovës./lajmi.net/