Kurti i bën thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin për krimet lufte në Kosovë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumentacionit për krimet e luftës në Kosovë. Kurti këtë thirrje e bëri në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut, ku po zhvillohen gërmime në një lokacion të dyshuar si varrezë masive…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për deklasifikimin e dokumentacionit për krimet e luftës në Kosovë.
Kurti këtë thirrje e bëri në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut, ku po zhvillohen gërmime në një lokacion të dyshuar si varrezë masive
Ai tha se në vend që Beogradi të hapë arkivat, po arreston persona në Serbi nën akuza për spiunazh vetëm pse para dy dekadash kishin informuar UNMIK-un dhe organizata të tjera ndërkombëtare për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Kurti vuri në dukje edhe dosjen e Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave. Ai tha se kjo dosje lidhet me masakrat e kryera në Kosovë, veçanërisht në Drenicë.
“Dosja e Brigadës së Motorizuar 38 të Ushtrisë Jugosllave, e cila ka kryer masakra në Kosovë, posaçërisht në Drenicë, është klasifikuar në vitin 2014 për tri dekada. Sipas Beogradit, ajo nuk mund të hapet deri në vitin 2044. Ne nuk mund të presim edhe 18 vjet që të zbardhet e vërteta”, tha Kurti.