22 vjeçari nga Kosova arrestohet në Shkup, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç). Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes. “G.K. i është dorëzuar Stacionit…

Lajme

01/08/2026 15:35

Të premten, në orën 17:00, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, arrestuan shtetasin e Kosovës G.K. (22-vjeç).

Sipas Ministrisë së Brendshme maqedonase, ai kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për kryerjen e veprave penale të vjedhjes, vjedhjes së rëndë, lëndimit trupor dhe zhvatjes.

“G.K. i është dorëzuar Stacionit Policor Kisella Vodë për procedurë të mëtejshme”, u tha në njoftimin e MPB-së maqedonase.