Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00, dhe që nga ai moment nuk është kthyer më. “Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është…

Lajme

01/08/2026 14:49

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, ai ka dalë nga shtëpia rreth orës 08:00, dhe që nga ai moment nuk është kthyer më.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur”, thuhet në njoftim.

“Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë 02.07.2026 rreth orës 08:00 ka dalë nga shtëpia dhe nga ai moment i njëjti nuk është kthyer në shtëpi”.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve “të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë, ose përmes numrave emergjent të Policisë së Kosovës; nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 apo në adresën elektronike [email protected]”.