Biletat e “Sunny Hill Festival” shiten të gjitha, festivali arrin “sold out”
“Sunny Hill Festival” ka njoftuar se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur, duke shënuar një tjetër sukses për festivalin që po zhvillohet në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival” në rrjetet sociale, ku organizatorët kanë falënderuar publikun për mbështetjen. “Jemi të shitur plotësisht, nga thellësia…
ShowBiz
“Sunny Hill Festival” ka njoftuar se të gjitha biletat për edicionin e sivjetmë janë shitur, duke shënuar një tjetër sukses për festivalin që po zhvillohet në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të “Sunny Hill Festival” në rrjetet sociale, ku organizatorët kanë falënderuar publikun për mbështetjen.
“Jemi të shitur plotësisht, nga thellësia e zemrave tona, faleminderit”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Me këtë njoftim, “Sunny Hill Festival” ka konfirmuar se nuk ka më bileta në dispozicion, ndërsa edicioni i sivjetmë po vazhdon me performanca të artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë në Prishtinë.