Dërgohen ftesat për seancën konstituive, publikohet rendi i ditës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të vendit, Albulena Haxhiu ua ka dërguar dje deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit. Seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën 10:00. Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance. Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin…

Lajme

01/08/2026 11:22

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të vendit, Albulena Haxhiu ua ka dërguar dje deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit.

Seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën 10:00.

Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance.

Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas, në rend dite është betimi i deputetëve.

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është pika e tretë e seancës.

Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit./Lajmi.net/

Screenshot