Qytetari akuzon ARBK-në për ekspozim të të dhënave personale: Janë publikuar nënshkrime dhe dokument identifikimi
Një qytetar ka ngritur shqetësime publike lidhur me mënyrën se si Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës ka trajtuar të dhënat personale të qytetarëve, duke pretenduar se në dokumentet e publikuara kanë qenë të ekspozuara informacione të ndjeshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se, ndonëse ARBK ka deklaruar publikisht se…
Lajme
Një qytetar ka ngritur shqetësime publike lidhur me mënyrën se si Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës ka trajtuar të dhënat personale të qytetarëve, duke pretenduar se në dokumentet e publikuara kanë qenë të ekspozuara informacione të ndjeshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se, ndonëse ARBK ka deklaruar publikisht se ka publikuar vetëm të dhënat e lejuara me ligj dhe ka mohuar ekspozimin e informacioneve që nuk duhej të bëheshin publike, më pas ka bllokuar mundësinë e shkarkimit të dokumenteve, raporton lajmi.net
Sipas tij, në një dokument kanë qenë të dukshme nënshkrimet e themeluesve, si dhe të dhënat e plota të letërnjoftimit të një përfaqësuesi ligjor, përfshirë numrin e dokumentit, datën e lëshimit dhe adresën.

Qytetari pretendon se publikimi i këtyre të dhënave mund të krijojë rrezik për vjedhje ose imitimin e identitetit, mashtrime financiare, falsifikim dokumentesh dhe forma të tjera të mashtrimeve online.
Ai ka shtuar se pasojat e mundshme të ekspozimit të këtyre të dhënave mund të bëhen të dukshme vetëm me kalimin e kohës, duke e cilësuar rastin si një çështje serioze./Lajmi.net/