Kufizime të përkohshme për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë më 1 gusht
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se të shtunën, më 1 gusht 2026, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara për ditën e nesërme arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të zhvillohet pa kufizime.
Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjen në përputhje me orarin e përcaktuar./Lajmi.net/