Dogana zbulon medikamente të fshehura në autobus, vlera e mallit rreth 6 mijë euro
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar medikamente të padeklaruara dhe të fshehura në një autobus, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë. Dogana shton edhe se, vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6,000 euro, dhe se, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm, procedurat të cilat janë…
Lajme
Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka zbuluar medikamente të padeklaruara dhe të fshehura në një autobus, në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Dogana shton edhe se, vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6,000 euro, dhe se, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm, procedurat të cilat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare.
“Dogana e Kosovës rikujton se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion përkatës nga institucionet kompetente. Çdo tentim për fshehje ose mosdeklarim të mallrave cenon sigurinë e zinxhirit të furnizimit, konkurrencën e ndershme dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐤𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐭ë 𝐩𝐚𝐝𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐧ë 𝐧𝐣ë 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐛𝐮𝐬 𝐧ë 𝐏𝐊𝐊 𝐃𝐡𝐞𝐮 𝐢 𝐁𝐚𝐫𝐝𝐡ë
Dheu i Bardhë, 30 korrik 2026 – Zyrtarët doganorë të Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të tentim, futjes në territorin e Republikës së Kosovës të medikamenteve të padeklaruara, të fshehura në një autobus, gjatë kontrolleve të rregullta në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.
Gjatë kontrollit rutinor, zyrtari doganor ka identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e autobusit. Me rastin e kontrollit të detajuar të kësaj hapësire janë zbuluar disa pako të fshehura, të cilat, bazuar në paketimin e tyre, në shikim të parë dyshohej se përmbanin çaj. Megjithatë, pas hapjes dhe verifikimit të përmbajtjes është konstatuar se në to ndodheshin medikamente të padeklaruara.
Vlera e përafërt e mallit të zbuluar është rreth 6,000 euro.
Para fillimit të kontrollit fizik, vozitësi i autobusit ishte intervistuar nga zyrtarët doganorë dhe ishte pyetur nëse posedonte mallra ose mjete monetare për deklarim. Ai kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për të paraqitur pranë autoriteteve doganore.
Mosdeklarimi i mallrave para autoriteteve doganore përbën kundërvajtje doganore, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili obligon çdo person që hyn ose del nga territori doganor i Republikës së Kosovës me mallra, t’i deklarojë ato në përputhje me procedurat doganore në fuqi.
Duke pasur parasysh natyrën e mallit dhe rrethanat e rastit, autobusi është dërguar në terminalin doganor për kontroll të mëtejshëm. Procedurat janë zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ndërsa pas përfundimit të ekzaminimit janë ndërmarr veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës rikujton se importi i medikamenteve i nënshtrohet kërkesave të veçanta ligjore dhe, varësisht nga lloji dhe sasia e tyre, mund të kërkojë autorizime dhe dokumentacion përkatës nga institucionet kompetente. Çdo tentim për fshehje ose mosdeklarim të mallrave cenon sigurinë e zinxhirit të furnizimit, konkurrencën e ndershme dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës, luftimin e kontrabandës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve përmes kontrolleve efektive dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet përgjegjëse.