Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e një personi nga Kosova për në Suedi. Policia tha se në koordinim me institucionet e drejtësisë përmes aeroportit “Adem Jashari” është bërë ekstradimi i shtetasit të Suedisë, A.B nga Kosova për në Suedi. I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes…

Lajme

31/07/2026 14:48

Policia e Kosovës ka njoftuar për ekstradimin e një personi nga Kosova për në Suedi.

Policia tha se në koordinim me institucionet e drejtësisë përmes aeroportit “Adem Jashari” është bërë ekstradimi i shtetasit të Suedisë, A.B nga Kosova për në Suedi.

I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.

“Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Suedisë”./Lajmi.net/