E dhimbshme- Gjendet e vdekur një grua te Ura e Fshajt në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë. Gruaja është gjetur e vdekur pikërisht ën afësi të vendit të njohur si tek “Ura e Fshajt”. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha…

Lajme

31/07/2026 12:45

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë.

Gruaja është gjetur e vdekur pikërisht ën afësi të vendit të njohur si tek “Ura e Fshajt”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka deklaruar se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Aktualisht nuk kemi më shumë informacione sesa janë bërë publike në komunikatë, pasi ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje“, deklaroi Graishta.

Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare. Nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.

Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar raportimet për persona të zhdukur gjatë kësaj jave, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë rast që përputhet me karakteristikat e viktimës.

Identiteti i gruas ende nuk është bërë i ditur, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Autoritetet kanë njoftuar se më shumë informacione priten pas ekzaminimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe hetimeve që po zhvillon sektori rajonal i hetimeve./Lajmi.net/