Zemaj: Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia- Krenar gjithmonë
Opozita ka nevojë për bashkërendim por ende s’e dimë kush do jetë në opozitë apo në pushtet, por PDK do jetë në opozitë. Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pas kuvendit të mbrëmshëm të partisë. Zemaj, deklaroi se dje për LDK-në vendosi anëtarësia dhe se ky vendim duhet respektuar. “51%…
Lajme
Opozita ka nevojë për bashkërendim por ende s’e dimë kush do jetë në opozitë apo në pushtet, por PDK do jetë në opozitë.
Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pas kuvendit të mbrëmshëm të partisë.
Zemaj, deklaroi se dje për LDK-në vendosi anëtarësia dhe se ky vendim duhet respektuar.
“51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.Ky është vendimi politik që duhet respektuar.LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj”,tha Zemaj.
Ai deklaroi se një LDK e fortë mund t’i shërbejë Kosovës së fortë.
“Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë!Krenar gjithmonë✌️”./Lajmi.net/