Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse nuk merren parasysh pikat tona ne s’bëhemi vegël anipse tash u bëm parti e respektume

Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca është deklaruar pas takimit që patën me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Tahiri deklaroi se aty u diskutua për mbledhjen e konstituimit të kuvendit. “Në emër të Aleancës i adresova dy tema, shqetësimin e thellë dhe kërkesën që konstituimi të ndodhë menjëherë.Është e pakuptueshme që për 4 muaj…

Lajme

31/07/2026 12:10

Besnik Tahiri, deputet nga Aleanca është deklaruar pas takimit që patën me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Tahiri deklaroi se aty u diskutua për mbledhjen e konstituimit të kuvendit.

“Në emër të Aleancës i adresova dy tema, shqetësimin e thellë dhe kërkesën që konstituimi të ndodhë menjëherë.Është e pakuptueshme që për 4 muaj që kemi nejt në Kuvend gishti iu adresua opozitës, ndërsa rezultatet zgjedhore janë konstituuar tash e 4 javë dhe ende s’ka konstituim dhe data e seancës është caktuar me 6 gusht një ditë para përfundimit të afatit kohor. Çështja e dytë si shqetësim që kërkon interpretim ka të bëjë se kur do të konstituohen institucionet. Kuvendi nuk duhet të bëjë lojna e të shtyjë konstituimin e vetë më larg se datë 7 gusht. Çfarëdo tendence për afat shtesë prej një muaji e dëmton Kosovën dhe konfirmon qëndrimin tonë politik se i gjithë ky procesi zgjatjes ka qëndrime zgjedhore për një cikël tjetër.Aleanca këtë do të kundërshtojë”,deklaroi Tahiri, transmeton lajmi.net.

“Është e kundërta, është e vetmja Aleanca e cila ka një pozicion politik publik në raport me institucionet. Ne themi s’duam të jemi pjesë e qeverisë dhe të mos marrim asnjë hise asnjë privilegj asnjë pozitë, por ne e njohim një situatë tepër të rrezikshme të Kosovës të përfundimit të cikleve zgjedhore. Duke qenë se këtë e shohim rrezik kombëtarë, e shohim rrezik të shtetësisë së Kosovës trendin e abnomalitetit për zgjedhje të njëpasnjëshme. Kemi thënë nuk duam zgjedhje, pra me qenë në qeveri por për me i konstitu institucionet këto janë gjashtë pika. E sheh se janë pika që nuk ndërlidhen me Aleancën, por me Kosovën. Me energji, gazi amerikan e investimet në KEK, me infrastrukturë  e ekonomi dhe me mos-tatimin e tokës së punuar që ndihmon prodhimin vendor”,shtoi ai.

“Nëse nuk merren parasysh qëndrimet tona ne nuk bëhemi vegël, se tash u bëm parti e respektume nga një parti që nuk u ftojke në takime, tash e respektume. Ne kemi qartësi në qëndrim, që është për Kosovën, jo për partinë, e për pozita por për Kosovën. Nëse nuk e përfillin, ja pafshin hajrin. Sepse s’ka qenë faji i Kosovës dhe ky popull se meriton me shku çdo tre muaj në zgjedhje. Sepse ai don me qëndru si kryeministër në detyrë, pa mbikëqyrje kuvendare institucionale”,tha Tahiri./Lajmi.net/