Nagavci e gëzuar që Këshilli i LDK-së e autorizoj Abdixhikun për të vazhduar negociatat me Kurtin: E mirëpresim këtë vendim

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbërie Nagavci është deklaruar për media pas mbledhjes që patën përfaqësuesit e partive politike, me ftesë të u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu. Nagavci ka komentuar Kuvendin e LDK-së dhe vendimin që e autorizoi kryetarin e rikonfirmuar, Lumir Abdixhiku për të vazhduar negociatat me kryetarin e VV-së, Albin Kurti për koalicion,…

Lajme

31/07/2026 11:51

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbërie Nagavci është deklaruar për media pas mbledhjes që patën përfaqësuesit e partive politike, me ftesë të u.d së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Nagavci ka komentuar Kuvendin e LDK-së dhe vendimin që e autorizoi kryetarin e rikonfirmuar, Lumir Abdixhiku për të vazhduar negociatat me kryetarin e VV-së, Albin Kurti për koalicion, transmeton lajmi.net.

“Ne e mirëpresim këtë vendim të Kuvendit, sepse vendi ka nevojë që sa më shpejtë të vazhdoj puna në institucione me mandat dhe kompetenca të plota.”, tha ajo fillimisht.

Tutje, Nagavci tha se shpreson që së shpejti do të ketë takim mes Abdixhikut dhe Kurtit.

“Kjo është çështje që do të vendoset mes kryetarit të VV-së dhe atij të LDK-së. Unë besoj që në afatin më të shkurtër do të vazhdojnë diskutimet.”, u shpreh ajo./lajmi.net/