Nis takimi i Albulena Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka ftuar sot në takim përfaqësuesit e partive politike në vend. Tanimë në njërën prej sallave të Kuvendit të Kosovës ku zakonisht mbahen mbledhjet e kryesisë kanë arritur përfaqësuesit e partive politike. Në takim janë përfaqësuesit e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Po ashtu të pranishëm…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka ftuar sot në takim përfaqësuesit e partive politike në vend.
Tanimë në njërën prej sallave të Kuvendit të Kosovës ku zakonisht mbahen mbledhjet e kryesisë kanë arritur përfaqësuesit e partive politike.
Në takim janë përfaqësuesit e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Po ashtu të pranishëm janë edhe përfaqësues të partive nga radhët e komuniteteve, shkruan lajmi.net.
Ky takim po mbahet pak ditë para seancës konstituive në të cilën pritet të betohen deputetët e zgjedhur dhe të procesohet tutje me formimin e institucioneve të tjera.
Takimi synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.
Ky takim zhvillohet në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi politik, ndërsa mbetet të shihet nëse partitë do të arrijnë ndonjë dakordim për hapat e ardhshëm të procesit./Lajmi.net/