Policia e rajonit të Ferizajt shqipton 369 gjoba brenda 24 orëve, raportohen 10 aksidente trafiku
Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion. Aksionet janë zhvilluar nga njësitet policore të stacioneve në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, transmeton lajmi.net. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, dy aksidente kanë përfunduar…
Lajme
Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Aksionet janë zhvilluar nga njësitet policore të stacioneve në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, transmeton lajmi.net.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 10 aksidente trafiku. Prej tyre, dy aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar dy persona, ndërsa tetë të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.