Ra zilja dhe hapën derën, por pesë personave në Prishtinë u grabitën telefonat dhe stolitë nën kërcënimin e armës
Një grabitje u raportua mbrëmë në Prishtinë. Pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën , katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat…
Lajme
Një grabitje u raportua mbrëmë në Prishtinë.
Pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën , katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë.
Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/