Bajrami e pranon publikisht që votoi për shkarkimin e Abdixhikut: Isha në mesin e 152 delegatëve, por 170 të tjerë menduan ndryshe
Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm që mbajti mbrëmë kjo parti politike. Pasi që në këtë Kuvend u vendos që Lumir Abdixhiku të vazhdojë të jetë Kryetar i partisë, ajo deklaroi publikisht se ishte kundër. Bajrami tha se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan…
Lajme
Deputetja e zgjedhur nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm që mbajti mbrëmë kjo parti politike.
Pasi që në këtë Kuvend u vendos që Lumir Abdixhiku të vazhdojë të jetë Kryetar i partisë, ajo deklaroi publikisht se ishte kundër.
Bajrami tha se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe, transmeton lajmi.net.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe. Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”./Lajminet/