Natë e kobshme për futbollin e Kosovës: Eliminohen Ballkani dhe Malisheva, vetëm Drita mbetet në garat evropiane
Futbolli kosovar ka përjetuar një natë zhgënjyese në garat evropiane, pasi Ballkani dhe Malisheva janë eliminuar nga UEFA Conference League, duke lënë Dritën si skuadrën e vetme kosovare që vazhdon rrugëtimin në kualifikimet evropiane. Malisheva u eliminua në raundin e dytë kualifikues pas humbjes 4:1 në Skoci ndaj Hibernianit, transmeton lajmi.net. Skuadra kosovare kishte udhëtuar…
Sport
Futbolli kosovar ka përjetuar një natë zhgënjyese në garat evropiane, pasi Ballkani dhe Malisheva janë eliminuar nga UEFA Conference League, duke lënë Dritën si skuadrën e vetme kosovare që vazhdon rrugëtimin në kualifikimet evropiane.
Malisheva u eliminua në raundin e dytë kualifikues pas humbjes 4:1 në Skoci ndaj Hibernianit, transmeton lajmi.net.
Skuadra kosovare kishte udhëtuar me epërsinë 2:0 nga ndeshja e parë, por nuk arriti ta ruante avantazhin. Hiberniani dominoi takimin, përmbysi rezultatin e përgjithshëm dhe siguroi kalimin në raundin tjetër. Golin e vetëm për Malishevën e shënoi Bajraktari në pjesën e dytë, por ai shërbeu vetëm për ta zbutur humbjen.
Ndërkohë, Ballkani u eliminua në mënyrën më dramatike të mundshme. Skuadra suharekase fitoi 3:2 në kohën e rregullt, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 4:4, por nuk ia doli të sigurojë kualifikimin pas ekzekutimit të penalltive. Ballkani u mposht 5:4 nga pika e bardhë, duke i dhënë fund aventurës evropiane.
Pas eliminimit të Ballkanit dhe Malishevës, Drita mbetet skuadra e vetme nga Kosova që vazhdon garimin në kualifikimet për garat evropiane./lajmi.net/