Zyrtare: Vjosa Osmani dhe Albena Reshitaj bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Kryetari i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar disa prej vendimeve që morën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm sot. Abdixhiku tha se është marrë vendim që të gjithë deputetët e LDK-së të bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm me të drejta të plota, transmeton lajmi.net. Kështu që zyrtarisht, Vjosa Osmani rikthehet në struktura të LDK-së.…
Lajme
Kryetari i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar disa prej vendimeve që morën në Kuvendin e Jashtëzakonshëm sot.
Abdixhiku tha se është marrë vendim që të gjithë deputetët e LDK-së të bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm me të drejta të plota, transmeton lajmi.net.
Kështu që zyrtarisht, Vjosa Osmani rikthehet në struktura të LDK-së. Bashkë me të edhe deputetja e zgjedhur nga lista e saj, Albena Reshitaj.
“Morëm vendim që në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, t’i inkorporojmë si anëtarë me të drejta të plota të gjithë deputetët e LDK-së, të cilëve ju urojmë mirëseardhje në këtë Këshill të Përgjithshëm.”, tha Abdixhiku./lajmi.net/