Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok, operacioni vazhdon

Gjatë punimeve për gërmime në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, deri tani janë gjetur gjashtë trupa. Sipas burimeve të Kanal 10 brenda institucioneve të sigurisë, deri në këtë fazë të operacionit janë lokalizuar gjashtë trupa, ndërsa gërmimet po vazhdojnë, transmeton lajmi.net. Në vendngjarje ndodhen ekipet kompetente, të cilat po zhvillojnë procedurat…

Lajme

30/07/2026 16:54

Gjatë punimeve për gërmime në fshatin Kalludër e Vogël, në komunën e Zubin Potokut, deri tani janë gjetur gjashtë trupa.

Sipas burimeve të Kanal 10 brenda institucioneve të sigurisë, deri në këtë fazë të operacionit janë lokalizuar gjashtë trupa, ndërsa gërmimet po vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Në vendngjarje ndodhen ekipet kompetente, të cilat po zhvillojnë procedurat hetimore dhe ekzaminimet forenzike.

Lidhur me këtë operacion, Prokuroria Speciale ka njoftuar se procesi i zhvarrosjes po realizohet me kërkesën e saj dhe në bazë të një urdhri të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, urdhri përfshin zhvarrosjen (ekshumimin), autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion në komunën e Zubin Potokut.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e trupave të gjetur, ndërsa rrethanat e zbulimit të tyre mbeten ende të paqarta.

Institucionet përgjegjëse pritet të dalin me më shumë informacione pas përfundimit të ekzaminimeve dhe procedurave të identifikimit./lajmi.net/