Punime në disa akse rrugore, Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes gjatë qarkullimit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes së rrugëve në mbarë vendin, me synim ruajtjen e funksionalitetit të infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara çdo ditë në terren, duke realizuar punime të rregullta të mirëmbajtjes në segmente të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ekipet e saj po vazhdojnë punimet e mirëmbajtjes së rrugëve në mbarë vendin, me synim ruajtjen e funksionalitetit të infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e kushteve për qarkullimin e automjeteve.
Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara çdo ditë në terren, duke realizuar punime të rregullta të mirëmbajtjes në segmente të ndryshme rrugore.
Ministria ka bërë të ditur se këto ndërhyrje synojnë të sigurojnë një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Po ashtu, u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe kujdes gjatë zhvillimit të punimeve, me qëllim që ato të përfundojnë sa më shpejt dhe pa pengesa. /Lajmi.net/