Gurë, shishe e hekur 1.5 metra në puset, KRU “Gjakova”: Sjellje e papërgjegjshme, dëme serioze në sistem

KRU Gjakova, ka njoftuar se gjatë ndërhyrjeve që kanë bërë ekipet e tyre, për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, është hasur në sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në rrjetin e kanalizimit, nga ku janë larguar kartonë, gurë, shishe qelqi, plastikë, shkopinj si…

Lajme

30/07/2026 16:15

KRU Gjakova, ka njoftuar se gjatë ndërhyrjeve që kanë bërë ekipet e tyre, për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, është hasur në sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në rrjetin e kanalizimit, nga ku janë larguar kartonë, gurë, shishe qelqi, plastikë, shkopinj si dhe hekurë me gjatësi deri në 1.5 metra.

Në komunikatë, vlerësohet se këto veprime janë të papranueshme dhe shkaktojnë dëme serioze në sistemin e kanalizimit, duke rrezikuar funksionimin normal të rrjetit të ujërave të ndotura dhe kolektorëve, me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët.

Komunikata:

K.R.U. “Gjakova” Sh.A. njofton opinionin publik se gjatë ndërhyrjes së ekipeve tona për zhbllokimin e tri pusetave të kanalizimit në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, është hasur në sasi të mëdha mbeturinash të hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në rrjetin e kanalizimit.

Nga pusetat janë larguar kartonë, gurë, shishe qelqi, plastikë, shkopinj si dhe hekurë me gjatësi deri në 1.5 metra. Punëtorët tanë kanë punuar për orë të tëra me mjete të ndryshme për të liruar rrjetin, duke u përballur me vështirësi të mëdha në terren.

Këto veprime janë të papranueshme dhe shkaktojnë dëme serioze në sistemin e kanalizimit, duke rrezikuar funksionimin normal të rrjetit të ujërave të ndotura dhe kolektorëve, me pasoja të drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët.

Kjo është hera e dytë brenda një viti që në këtë lokacion hasen mbeturina të tilla në kanalizim, çka tregon për një sjellje të përsëritur dhe të papërgjegjshme.

K.R.U. “Gjakova” Sh.A. u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës publike. Në rast të përsëritjes së këtyre veprimeve, kompania do të ndërmarrë masa ligjore dhe do të paraqesë kallëzime ndaj personave përgjegjës.