Komuna e Podujevës sqaron situatën në QKMF: Hyrja e mbyllur nuk është pjesë e qendrës shëndetësore
Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj një publikimi të bërë nga faqja “Llapianët”, duke e cilësuar si të pasaktë informacionin lidhur me hyrjen në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Sipas reagimit të komunës, hyrja nga e cila janë parë disa qytetarë duke kaluar rrethojat e objektit nuk i përket QKMF-së, por shërben…
Lajme
Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj një publikimi të bërë nga faqja “Llapianët”, duke e cilësuar si të pasaktë informacionin lidhur me hyrjen në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Sipas reagimit të komunës, hyrja nga e cila janë parë disa qytetarë duke kaluar rrethojat e objektit nuk i përket QKMF-së, por shërben për objektin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), ku ofrohen shërbime të shëndetit mendor.
Komuna sqaron se kjo hyrje mbahet e mbyllur për arsye sigurie dhe nuk është nën menaxhimin e saj.
Ndërsa, sipas njoftimit, të gjitha hyrjet në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare janë të hapura dhe funksionale 24 orë në ditë.
Komuna e Podujevës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë hyrje-daljet e rregullta të QKMF-së dhe të mos përdorin hapësira që nuk janë të destinuara për kalimin e këmbësorëve.