Kuvendi për fatin e Abdixhikut- sa vota duhen për ta shkarkuar sipas Statutit të LDK-së?
Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesës për një mbledhje të jashtëzakonshme të rreth 150 delegatëve. Në këtë Kuvend do të vendoset për kërkesën e vetme, atë të shkarkimit ose jo të Lumir Abdixhikut. Sipas Statutit të LDK’së, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të…
Lajme
Sot në orën 18:00 në periferi të Prishtinës do të mblidhet Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas kërkesës për një mbledhje të jashtëzakonshme të rreth 150 delegatëve. Në këtë Kuvend do të vendoset për kërkesën e vetme, atë të shkarkimit ose jo të Lumir Abdixhikut.
Sipas Statutit të LDK’së, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës përbëhet nga 354 delegatë plus kryetari i partisë.
Në Nenin 20 të Statutit të LDK’së, thuhet se vendimet e Kuvendit janë të plotëfuqishme nëse në mbledhje marrin më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse “për” votojnë shumica e të pranishmëve, shkruan Gazeta Express.
“Vendimet e Kuvendit janë të plotfuqishme në qoftë se në mbledhje marrin pjesë më tepër se gjysma e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit dhe nëse për to votojnë shumica e të pranishmëve”, thuhet në pikën 1 të Nenit 20.
Derisa në pikën 2 të të njëjtit Nen, thuhet se vendimet në Kuvend merren me votim të hapur.
