I kërkuari me tri urdhërarreste bie në prangat e Policisë në Han të Elezit, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 105 ditësh
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit, i cili pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer sot rreth orës 11:00 në fshatin Dromjak, ku njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar në…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit, i cili pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në Institucionin Korrektues për vuajtjen e dënimit.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer sot rreth orës 11:00 në fshatin Dromjak, ku njësitet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar në shtëpinë e tij personin me inicialet F.C., 23 vjeç.
I dyshuari ishte në kërkim bazuar në tri urdhërarreste të lëshuara nga Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, pas vendimeve për tri raste të veprave penale.
Sipas Policisë, ai ishte dënuar për dy raste të veprës penale “Vjedhja e pyllit” dhe një rast të veprës penale “Vjedhje e rëndë”. Dënimet e shqiptuara ndaj tij ishin 25 ditë, 30 ditë dhe 50 ditë burgim, me një kohëzgjatje totale prej 105 ditësh.
Pas arrestimit dhe përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme, i arrestuari është transferuar në Institucionin Korrektues, ku do të vuajë dënimin e përcaktuar nga gjykata. /Lajmi.net/