Të hënën nis regjistrimi i 120 deputetëve të rinj, hapet rruga drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të nisin nga e hëna procesin e regjistrimit, në kuadër të përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re. Ky proces administrativ, i cili do të zgjasë tri ditë, do t’u mundësojë 120 deputetëve të kryejnë procedurat e nevojshme për marrjen zyrtare të mandatit dhe ushtrimin e funksionit…
Lajme
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të nisin nga e hëna procesin e regjistrimit, në kuadër të përgatitjeve për konstituimin e legjislaturës së re.
Ky proces administrativ, i cili do të zgjasë tri ditë, do t’u mundësojë 120 deputetëve të kryejnë procedurat e nevojshme për marrjen zyrtare të mandatit dhe ushtrimin e funksionit parlamentar.
Regjistrimi i deputetëve paraqet një nga hapat e parë drejt funksionalizimit të përbërjes së re të Kuvendit, pasi pas përfundimit të tij pritet të nisë procedura për mbajtjen e seancës konstituive.
Në seancën konstituive, deputetët do të bëjnë betimin dhe do të vazhdojnë me procedurat për zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit të Kosovës.
Ky proces vjen pas përfundimit të procedurave zgjedhore dhe hap fazën e re institucionale, e cila do të përcaktojë përbërjen dhe funksionimin e legjislaturës së ardhshme. /Lajmi.net/